Protestat në Iran kanë qenë më të dhunshme në Karaj, në perëndim të Teheranit.
Qindra njerëz bllokuan autostradën që kalon nëpër qytet dhe dogjën goma.
Sipas mediave zyrtare iraniane, në përleshjet mes forcave të sigurisë dhe demonstruesve u vra një paraushtarak dhe u plagosën dhjetë policë.
Incidentet kanë ndodhur në ditën e 40-të që nga vrasja nga forcat e sigurisë të Hadis Najafit, një protestues kundër regjimit.
Vdekja e Mahsa Amini nga policia në mesin e shtatorit ishte pikënisja e cila solli protesta masive në Iran.
Pavarësisht represionit të ashpër të regjimit, demonstratat nuk kanë të ndalur.
Policia akuzohet se ka vrarë 280 persona mes tyre 45 fëmijë.
Autoritetet iraniane kanë kufizuar mbulimin mediatik të protestave dhe kanë mbyllur periodikisht aksesin në internet në të gjithë vendin, duke e bërë të vështirë konfirmimin e detajeve gjatë protestave./euronews.al/
Legjenda e ‘Beauty and the Beast’ Peabo Bryson, pëson goditj...
IKD ankohet në PZAP ndaj VV-së për përfshirjen e fëmijës në ...
Joao Pedro nuk do të largohet, Chelsea i vendos një çmim tej...
Vdes punëtori në punë – ndalohet një përson për manipulim me...
Pacolli i shpreh ngushëllime Ilir Metës për vdekjen e babait
E rëndë, i riu nga Malisheva humb jetën në një lumë në Itali