Ish-kryeministri i Kosovës njëherësh deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se nëse qeveria do të ulte TVSH-në në produkte ushqimore dhe naftë, si dhe të pezullonte përkohësisht akciza në naftë, atëherë sot do të kishim rreth 300 milionë euro më shumë në qarkullim në ekonomi.
Hoti përmes një postim i në Facebook, ka shtuar se qeveritarët lëvdohen se rritja e të hyrave të ATK-së ka qenë rekorde, bile është tejkaluar edhe plani për mbledhjen e të hyrave, shkruan arbresh.info.
Postimi i plotë:
Çmimet e mallrave ushqimore bazike janë rritur deri në 64% (sipas Agjencisë së Statistikave).
Rritja ekonomike është ulur në vetëm 2.14% në tremujorin e tretë të këtij viti.
Të hyrat e ATK-së janë rritur me 21%.
Bazuar në këto tri fakte, është e qartë se rritja e të hyrave të ATK-së ka ardhur nga rritja e çmimeve të mallrave, e jo nga rritja e aktivitetit ekonomik.
Qeveritarët lëvdohen se rritja e të hyrave të ATK-së ka qenë rekorde, bile është tejkaluar edhe plani për mbledhjen e të hyrave.
Nëse Qeveria do të ulte TVSH-në në produkte ushqimore dhe naftë, si dhe të pezullonte përkohësisht akciza në naftë, atëherë sot do të kishim rreth 300 milionë euro më shumë në qarkullim në ekonomi, në llogaritë bankare të qytetarëve dhe bizneseve./arbresh.info/
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...
Putin sfidon Trump? I premton Indisë furnizim me naftë, SHBA...