Zyrtarja e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Nora Fetoshi, përmes rrjetit social Facebook ka njoftuar se regjistrimi i veturave me targa RKS ka vazhduar edhe sot.
Sipas Fetoshit, 20 vetura deri tash i kanë regjistruar targat ilegale në targa RKS, pesë prej të cilave në tri ditët e fundit.
“Regjistrimi i veturave ka vazhduar edhe sot. Gjithsej 20 vetura i kanë regjistruar targat ilegale në targa RKS, prej të cilave 5 vetëm në 3 ditët e fundit. Interesimi i qytetarëve asnjëherë nuk ka munguar, që nga dita e parë. Së fundmi, edhe një tjetër qytetar, banor i komunave në veri, ka bërë regjistrimin e veturës së tij”, ka shkruar Fetoshi.
Ajo u ka bërë thirrje qytetarëve që të vazhdojnë t’i përgjigjen thirrjes për të regjistruar veturat e tyre, pa marrë parasysh vendbanimin duke përfituar kështu nga lirimet tatimore e doganore të cilat arrijnë vlerën deri në 5 mijë euro.
“Të gjitha Qendrat e Regjistrimit Civil janë në dispozicion andaj ftojmë qytetarët që të vazhdojnë t’i përgjigjen thirrjes për të regjistruar veturat e tyre, pa marrë parasysh vendbanimin duke përfituar kështu nga lirimet tatimore e doganore të cilat arrijnë vlerën deri në 5 mijë euro”, ka shkruar Fetoshi./arbresh.info/
Sa fituan klubet nga Champions League? PSG kryeson listën e ...
NASA: Shpërthimi i meteorit mbi SHBA ishte sa 300 tonë TNT
Shënohet Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve
Kurti për raportet me Ramën: Marrëdhënie të mira, por dallim...
Rastet me fruth, mobilizohen prindërit, rreth 800 fëmijë të ...
Shqipëria për herë të parë do të ketë ligj për Inteligjencën...