Moti sot në Kosovë

07:11 | 25 Tetor 2022
Vjollca Gajraku

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka njoftuar se situatë e ngjashme meteorologjike do të vazhdojë edhe gjatë ditë së sotme.

“Të martën po ashtu do të mbaj mot i ngjashëm , vetëm se parashihen më shumë vranësira të ulëta deri mesatare. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-24 gradë Celsius”, njofton IHMK./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale