Napoli e ka mposhtur Romën me rezultat 1-0 në kuadër të javës së 11-të në Serie A
Dy skuadrat e nisën ndeshjen mjaft të balancuar, duke luajtur me pasime të kujdesshme.
Por, derisa po shkonin nga përfundimi i pjesës së parë, Rui Patricio bëri një ndërhyrje në minutën e 38-të, të cilën gjyqtari Massimiliano Irrati e akordoi si penallti.
Mirëpo, pas rishikimit të VAR-it, u bë e ditur se nuk kishte ndërhyrje të palejueshme nga gardiani i vendasve dhe loja vazhdoi.
Në 45 minutat e dytë, u zhvillua një ndeshje me intensitet më të lartë dhe kjo prodhoi në fund golin e vetëm të ndeshjes.
Fillimisht, Hirving Lozano lëshoi një mundësi të artë në minutën e 49-të, me Patricion që bëri një intervenim të mirë.
Eljif Elmas (61’) dhe Victor Osimhen (70’), shpërdoruan raste të tjera të mira shënimi, duke mbetur në rezultatin 0-0.
Në minutën e 81-të, Osimhen e vendosi fatin e ndeshjes, duke qëlluar saktë në portën e Romës, për rezultatin 1-0.
Napoli vazhdon të jetë si lider i pamposhtur deri më tani në këtë sezon me 29 pikë, dirsa Roma gjendet në vendin e pestë me 22 sosh, e në xhiron e 12-të napolitanët takohen me Sassuolon, ndërsa Giallorossët me Veronën.
Bastisen pronat e Arianit Sllamnikut, i sekuestrohen 4 armë ...
GO+ Peja mposhtet thellë nga Iraklisi në ENBL
BE-ja synon kufizime të reja ndaj eksportit të teknologjive ...
Flick konfirmon largimin e Ter Stegenit te Girona: Vendimi i...
Hargreaves: Rinumërimi bart rreziqe për afatet, e rëndësishm...
Trump nuk i ndal lëvdatat për veten: Po të mos isha bërë pre...