Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci po merr pjesë në Edicionin e parë të Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqën dhe Sigurinë i organizuar nga Presidentja e Rep. së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu.
Me këtë rast, Ministri Peci zhvilloi një takim me ish – Ministrin e Bujqësisë, njëherësh Ministër për Ishullin e Gozos, Clint Camilleri me të cilin bashkëbiseduan rreth politikave në zhvillimin e sektorit të bujqësisë, sigurinë ushqimore, zinxhirin e vlerës, si dhe sfidat globale aktuale me të cilat po përballet sektori i bujqësisë, si në rajon ashtu edhe në botë.
Ministri i BPZhR, Faton Peci me bashkëbiseduesin e tij u pajtuan se shtetet tona të vazhdojnë të thellojnë bashkëpunimin, e ndërsa popujt e të dyja vendeve të forcojnë miqësinë përmes shkëmbimeve agro-tregtare, thuhet në njoftimin për media./arbresh.info/



Bashkimi e mbyll pjesën e parë në epërsi ndaj Prishtinës
Rama: Çdo automjet që bart mbeturina dhe nuk ka kontratë me ...
Merz: Mirënjohës Trump për shtyrjen e sulmeve kundër termoce...
Dosja e Prokurorisë Speciale zbulon një skemë ku ishte i pëf...
Zbulohen tre opinionistët e Ferma VIP
“Çdo Bajram shkoj në Kosovë vetëm për hir të nënës”, hoxha z...