Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim të ngarkuarin me punë jorezident të Australisë, Andrea Biggi.
Në takim u bisedua mbi integrimin euro-atlantik të Kosovës, luftën në Ukrainë, energjinë, sigurinë, zhvillimin, agjendën e gjelbër dhe politikat e ndryshimeve klimatike.
Të dyja palët riafirmuan dënimin e tyre ndaj agresionit rus dhe mbështetjen e palëkundur ndaj Ukrainës, thuhet në komunikatën për media.
Zëvendëskryeministri tha se Kosova ka koordinuar politikën e saj të jashtme me partnerët perëndimorë, ka vendosur sanksione ndaj Rusisë dhe ka treguar gatishmëri për të pritur refugjatët ukrainas.
Biggi shprehu mbështetjen e Australisë për Kosovën dhe aspiratat e saj euro-atlantike.
Ai poashtu shpërfaqi politikat e reja substanciale dhe ambicioze, për ta drejtuar tranzicionin ekonomik drejt zero emetimeve, duke theksuar se Australia është furnizues i besueshëm dhe i qëndrueshëm i energjisë dhe burimeve të saj.
Zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi për vizitën dhe bisedën miqësore, të vlefshme për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ndërmjet vendeve tona./arbresh.info/




Raheem Sterling gati për debutim me Feyenoord
Parashikimi i motit për nesër
Tirana në tym: Përplasje mes qytetarëve dhe policisë gjatë p...
Alaudin Hamiti reagon për sulmin fizik ndaj tij
Qeveria britanike shqyrton heqjen e vëllait të Charles III n...
Edi Rama reagon pas protestës së PD-së në Tiranë