Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka pritur sot në takim njoftues ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv.
Në komunikatën për media thuhet se në takimit është biseduar për marrëdhëniet dypalëshe dhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në fusha me interes për të dyja palët, me fokus të veçantë në fushën e teknologjise informative, menaxhimit të ujërave dhe bujqësisë.
Tutje, Ministri ka potencuar se Republika e Kosovës ka kapacitet të thellojë bashkëpunimin me Izraelin, me ç’rast përmes Ambasadores ftoi bizneset izraelite që të investojnë në Kosovë.
Nga ana e saj Ziv e falenderoi Ministrin për pritjen dhe shprehu gatishmërinë e saj për thellimin e bashkëpunimit, si dhe në ndarjen e praktikave më të mira në fushën e zhvillimit ekonomik./arbresh.info/
Pas incidentit të dhunshëm në Zvërnec, hiqet teli me gjemba ...
Shkëndija e Haraçinës shkruan histori, inkuadrohet për herë ...
KOMF: Fëmijët të mos përfshihen në fushata zgjedhore
Kurti-LDK-së: Le ti pyesin të EPP-së se ata më njohin mua, m...
Kastrioti kampion i Kosovës në hendboll pas 15 vitesh
Kurti për çështjen e presidentes: Kosova e kishte, por mungo...