Ish-kryenegociatorja e Kosovës, Edita Tahiri, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se çështja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe është punë e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Tahiri shtoi se Kurti ka ardhur në pushtet duke kundërshtuar dhe tani duhet ai të pyetet për këtë çështje.
“Emisari amerikan Escobar kërkoi nga Kurti përgjigje për Asociacionin. Ky dokument doli sot në media. Për shumë media që më kanë shkruar sot, për të komentuar, përgjigja ime është kjo: Asociacioni është punë e Kurtit, ka ardhur në pushtet duke kundërshtuar dhe tash atë duhet ta pyesni”, ka shkruar Tahiri./arbresh.info/
Rriten çmimet e derivateve – ekonomistët: Të ulet akciza dhe...
Plagosi me armë zjarri një 39-vjeçar gjatë një konflikti, ka...
Aksion i madh policor në Prishtinë, raportohet për arrestimi...
Trump: SHBA-ja do t’i ndalë sulmet ndaj caqeve energjetike t...
Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen e vëllait ...
Dyshimet për dallavere me patentë shoferë, Prokuroria dhe Po...