Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë të ditur se 23 oficerë nga Forca e Sigurisë së Kosovës kanë filluar studimet përkrah oficerëve e oficereve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.
Në Kolegjin e Mbrojtjes dhe Sigurisë (KMS) në Tiranë, filloi viti akademik 2022/23 për tre kurset institucionale të karrierës ushtarake të oficerëve të FARSH-it së bashku me 23 oficerë-kursantë nga radhët e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
“Së bashku me lidershipin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FA të Republikës së Shqipërisë, jemi të vendosur të çojmë para përmirësimin e përgatitjes arsimore, programeve, modernizimin e metodologjisë dhe koncepteve të mësimdhënies, për të rritur nivelin e formimit të lidershipit ushtarak të dy ministrive dhe forcave tona. Së bashku jemi gjithmonë më të fortë!”. /arbresh.info/
Tërmet 7.8 ballë në Filipine, humbin jetën 3 persona, lëshoh...
Rama reagon ndaj protestave: Projektet e Zvërnecit dhe Sazan...
Pas numërimit të shumicës së votave, LVV-ja kryeson garën zg...
Ditë e ngrohtë vere, temperaturat deri në 28°C
KQZ: Nga sot nis numërimi i votave në QKN
Kurti: Dekada i takon qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje