Sara Hoxha dhe Ledri Vula janë një nga çiftet më të dashur për publikun shqiptar. Ata janë prindër të një vajze, të cilën e kanë quajtur Poem Blu. Ndërsa, kurioziteti që çifti të zgjerojë familjen është shumë i madh.
Së fundmi, blogerja është pyetur nëse kanë në plan për të pasur një fëmijë të dytë dhe ajo nuk ka nguruar të përgjigjet. Sara ka thënë se ka shumë dëshirë të bëje edhe një vajzë tjetër, pasi vetë nuk ka një motër.
“Unë kam shumë dëshirë ti bëj edhe një motër Poem Blu-së, unë kam vëlla dhe e dua shumë por mendoj se duhet patjetër edhe një motër. Unë i kam xhelozuar gjithmonë vajzat që kishin një motër, se unë kam një vëlla”, u shpreh bukuroshja.
Kujtojmë që prej disa javësh, Sara është pjesë e spektaklit “Dancing With The Stars”, ku po shpalos pasionin e saj për kërcimin./abcnews.al
Petritsch: Kosova e ka me patjetër të krijojë një qeveri dem...
A mundet Evropa ta bindë Kinën të ndihmojë në përfundimin e ...
Të gjitha partitë dorëzojnë listat në KQZ: 1 mijë e 181 kand...
Ardhja e zarfit të kuq ka shqetësuar dukshëm banorët e shtëp...
UEFA realizon dokumentar për suksesin historik të Dritës në ...
Moti sot në Shqipëri