Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se të martën është hapur konkursi për studime në Akademinë e Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Mehaj ka theksuar se aplikimet mund të bëhen që nga sot deri më 25 tetor.
Procedurat e testimit sipas kritereve të rregullores së FSK-së janë: Testi i gjuhës angleze në FSK (ALCPT), testi i inteligjencës dhe i njohurive të përgjithshme, testi fizik, intervista, ekzaminimi mjekësor, dhe pastërtia e figurës.
Ndërsa, kriteret sipas Akademinë e Forcave Ajrore të SHBA-së janë ese në gjuhën angleze, testi TOEFL, testi SAT, testi fizik Candidate Fitness Assessment (CFA) dhe intervista nga pala pritëse.
Mehaj thotë se ky është sukses ynë i madh i radhës, falë mbështetjes së madhe të aleatëve tanë jetik amerikan./arbresh.info/
Tërmet 7.8 ballë në Filipine, humbin jetën 3 persona, lëshoh...
Rama reagon ndaj protestave: Projektet e Zvërnecit dhe Sazan...
Pas numërimit të shumicës së votave, LVV-ja kryeson garën zg...
Ditë e ngrohtë vere, temperaturat deri në 28°C
KQZ: Nga sot nis numërimi i votave në QKN
Kurti: Dekada i takon qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje