Ish-ministrja e arsimit, Hykmete Bajrami, ka thënë se e shtuna e sotme ishte ditë dështimi dhe jo ditë mësimi.
Bajrami përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se shumica e nxënësve në shkollën “Ismail Qemali” në Prishtinë nuk kanë shkuar sot në shkollë, shkruan arbresh.info.
“E njëjta situatë ishte pothuajse në secilën shkollë. Diku shkuan dy nxënës, diku katër e diku tjetër shtatë. Por, mësimi nuk u mbajt”, ka shkruar Bajrami.
Ajo ka theksuar se nxënësit nuk e përfillën urdhrin e ministres Nagavci.
Postimi i plotë:
E shtuna ditë dështimi, nuk ishte ditë mësimi
Shumica e nxënësve në shkollën “Ismail Qemali” në Prishtinë nuk kanë shkuar sot në shkollë. E njëjta situatë ishte pothuajse në secilën shkollë. Diku shkuan dy nxënës, diku katër e diku tjetër shtatë. Por, mësimi nuk u mbajt.
Nxënësit nuk përfillën urdhrin e ministres Nagavci. As kërcënimet se do t’i përdorë inspektorët për mbikëqyrur mbarëvajtjen e mësimit këtë të shtunë nuk funksionuan.
Përgjegjësia për dështimin e mësimit është e ministres Nagavci, e cila hartoi kalendarin mësimor pa e pyetur askënd. As prindërit dhe as përfaqësuesit sindikalë të arsimit.
Partia në pushtet, Qeveria dhe ministrja Nagavci po i konsiderojnë fëmijët, SBASHK-un e prindërit sikur të ishin opozita e këtij vendi.
Qasje krejt e gabuar. Nuk bisedojnë me SBASHK-un; nuk bisedojnë me prindërit, nuk bisedojnë me mësimdhënësit. E kërcënojnë se do të përdorin inspektorët.
Rezultati: DËSHTIM
Krejt çka dinë është shantazhi. Inatet i kanë me të mëdha se qëllimin.
Me dialogu duhet sidomos me ata që nuk pajtohesh, andaj ulu dialogo me SBASHK-un, me prindërit dhe me të gjithë derisa të pajtoheni për kompensim të orëve, sepse qasja juaj vetëm dështim po na sjellë asgjë tjetër.
Humbësit janë fëmijët, familjet dhe gjithë shoqëria./arbresh.info/
Trump thotë se marrëveshja me Iranin është “në prag” pavarës...
Dënohet me 500 euro gjobë pasi voziti 180km/h në rrugët e kr...
“Ne nuk i shfrytëzuam rastet tona, me pak fat edhe mund të m...
Hamza nga Drenica: Këtu i është thënë stop padrejtësive, sot...
Egzon Bejtullai i nënshtrohet me sukses operimit të gjurit
BE shtrëngon rregullat për emigrantët/ Pakti i ri për Azilin...