Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ironizuar me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, duke e cilësuar këtë të fundit si një drejtor që përsërit para kolektivit se do honorar shpërblim për punën jashtë orarit.
Rama në rrjetin social Facebook ka shpërndar një video nga fjalimi i kancelarit Scholz në Kongresin i Socialistëve dhe Demokratëve Evropianë, në të cilin thoshte se vendet e Ballkanit Perëndimor nuk do të jenë kandidatë të BE-së vetëm me fjalë, por edhe me vepra.
“Vendet e Ballkanit Perëndimorë kanë 20 vite që janë kandidatë për në BE. Por pas kaq kohësh kjo nuk do të jetë vetëm me fjalë, por edhe me vepra. Edi sapo thashë, se ne i qëndrojmë krah vendeve të Ballkanit Perëndimor”, thotë Scholz në video.
Në mbishkrim të videos, Rama ka shkruar: “Ai momenti kur drejtori ta përsërit para kolektivit që do marrësh honorar për punën jashtë orarit”./arbresh.info/
Hajnat bëjnë kërdi në Prizren, në dy shtëpi vjedhin stoli ar...
Gjenden mjete të pashpërthyera në Selishtë të Gjilanit
Ndalohet një person i dyshuar që kanosi dëshmitarin bashkëpu...
Brenda një javë katër vrasje në Kosovë
Vrasja e rëndë e dy personave në Majac, policia jep detaje
ShSKUK jep detaje për vdekjen e 73-vjeçares – gjendja e të d...