Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës Enver Hoxhaj dhe kryetari i Tiranës Erion Veliaj, kanë udhëtuar për në Hagë për të vizituar krerët e UÇK-së.
Hoxhaj, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka shkruar se bashkë me Veliajn kanë takuar Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.
“Si gjithnjë, të vendosur dhe plot vullnet për ta fituar betejën e Kosovës në Hagë, sepse atje po gjykohet lufta e lavdishme e UÇK-së dhe jo individi. Të pandalshëm e energjikë, do të dalin triumfues të kësaj vazhdimësie të luftës për liri dhe pavarësi të krerëve të UÇK-së. “, ka shkruar Hoxhaj ndër tjerash.
Këtij shkrimi ia bashkangjiti edhe fotografinë bashkë me Veliajn pranë qendrës së paraburgimit ku po qëndrojnë krerët e UÇK-së. /arbresh.info/

Përplasjet në protestën e opozitës, procedohen 7 persona – k...
Superliga vjen sot me dy superduele
Haradinaj: Rruga euro-atlantike e vetmja për Kosovën
SHBA pret përgjigje nga Irani/ Trump: Bisedimet po vazhdojnë...
Abdixhiku propozon Vjosa Osmanin bartëse të listës së LDK-së...
Nis mbledhja e Këshillit të LDK-së, Lumir Abdixhiku kritikon...