Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka takuar Lars Klingbeil, bashkëdrejtues i Partisë Social Demokrate gjermane.
Në takimin e zhvilluar në kuadër të Kongresit të Partisë Evropiane Socialiste, u bisedua për rëndësinë e vëmendjes së shtuar të Gjermanisë për rajonin e Ballkanit Perëndimor, si dhe për Kosovën në veçanti.
Në komunikatën për media nga Zyra e Kryeministrit bëhet e ditur se në takim u bisedua për bashkëpunimin rajonal në kuadër të Procesit të Berlinit dhe pritshmëritë nga ky samit që do të mbahet në muajin e ardhshëm.
Duke folur për zhvillimet gjeopolitike dhe sanksionet si përgjigje ndaj pushtimit të paprovokuar të Ukrainës nga Rusia, u theksua se është e rëndësishme që partnerët evropianë të qëndrojnë të bashkuar gjatë muajve të ardhshëm.
U vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyeshme bilaterale ndërmjet Republikës Federale të Gjermanisë dhe Republikës së Kosovës si dhe ato ndërpartiake në mes SPD-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje.
Në veçanti u fol për bashkëpunimin në fushën e ekonomisë, sistemin dual të arsimit dhe mbështetjen teknike./arbresh.info/
Agim Ademi: Gjithmonë krenarë me gladiatorët tanë dardanë, d...
Italia mbetet jashtë Botërorit për të tretën herë radhazi, B...
Muriqi: Nuk më vijnë fjalët, po më dhimbset i gjithë ekipi d...
Abdixhiku pas ndeshjes: Krenar me djemtë tanë, do t’ia dalim...
Foda: Sot jemi të gjithë të mërzitur, pasi e donim shumë Bot...
Gjykata ia pezullon përkohësisht Trumpit projektin 400-milio...