Maqedonia nuk do të merr pjesë në Eurovizion 2023, këtë për “MMS” e konfirmoi drejtori i Radio Televizionit të Maqedonisë, Marjan Cvetkovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.
MMC kërkoi informacion zyrtarë nga drejtori Marjan Cvetkovski, i cili tha se për herë të parë që nga pavarësia Maqedonia nuk do të merr pjesë në manifestimin më të madh muzikor në Evropë.
“Po, nuk do të marrim pjesë në Eurovizion. Nuk kemi paguar regjistrimin. Problemi më i madh janë energjia elektrike dhe shpenzimet e mëdha, në të cilën përfshihen udhëtimet dhe qëndrimi në Britaninë e Madhe.
Për shkak të kësaj gjendje janë shkurtuar të gjitha shpenzimet, pra edhe ato mjete që ishin paraparë për pjesëmarrje në Eurovizion, i kemi dërguar për pagesë të energjisë elektrike”, tha Cvetkovski.
Maqedonia për herë të parë që nga pavarësia e saj nuk do të merr pjesë në manifestimin më të madh në Evropë.
Ministrja Rizvanolli mban konferencë për media mbi sektorin ...
Policia ndalon një automjet në Çagllavicë, kapet kosovari dh...
Gruaja e lënduar dërgohet dy herë në spitalin e Mitrovicës d...
Dita e ndeshjes: Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e ...
SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4...
Një i vdekur, 24 të lënduar dhe 2,147 tiketa të shqiptuara n...