Napoli ka marrë një tjetër fitore në përballje me Ajax Amsterdam.
Skuadra e Napoli ka fituar me rezultatin 3:1 në shtëpinë e saj, përballë Ajax.
Serinë e golave në këtë ndeshje e hapi Hirving Lozano, i cili shënoi qysh në minutën e 4’.
Goli i dytë i italianëve erdhi në minutën e 16’, kur Raspadori e la pa shpresa portierin e Ajax.
Holandezët reaguan në pjesën e dytë, me Klaasssen që shënoi për 2:1 në minutën e 49’.
Megjithatë, skuadra e Luciano Spalletti reagoi edhe një herë.. Ishte perla e këtij sezoni, Kvaratskhelia, i cili nga pika e bardhë e penalltisë, në minutën e 62’, çoi shifrat në 3:1.
Steven Bergwijn e mbajti me shpresë Ajaxin, duke shënuar nga penalltia në minutën e 83′, por holandezët arritën veç ta ngushtonin epërsinë e Napoli në 3:2, dhe assesi ta balanconin rezultatin, sepse për të vrarë çdo shpresë u përkujdes Victor Osimhen, me golin e minutës së 90′, për rezultatin final 4:2.
Me këtë fitore, Napoli shkoi në kuotën e 12 pikëve dhe mban bindshëm pozitën e parë, duke siguruar edhe matematikisht kualifikimin tutje.
Ajax mbetet me tri pikë, në pozitën e tretë në tabelë.
Dy persona dënohen me burg, pas shantazhit ndaj Heung-min So...
Rrëfehet ambasadori Christopher Hill: Pse vendosa të dëshmoj...
Dolce rikthehet në “Big Brother VIP Kosova” pas 10 ditësh në...
Man United me fitore të jashtëzakonshme ndaj Wolvesit
Trafiku Urban kompenson ditët e humbura të grevës
BE-ja gjobiti platformën X me 120 milionë euro, reagon Trump...