Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka përshëndetur fjalimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama përballë anëtarëve të Këshillit të Evropës.
Krasniqi ka konsideruar se udhëheqja e Edi Ramës me Shqipërinë është fat i madh për Kosovën.
Sipas tij, Rama po i shfrytëzon të gjitha mundësitë për t’i dalë në mbrojtje Kosovës.
“Është fat i madh për Kosovën që në këtë periudhë sfiduese, Shqipëria ka një kryeministër si Edi Rama – i cili nuk e humb asnjë mundësi që i jepet për të mbrojtur Kosovën, luftën tonë çlirimtare dhe të drejtën tonë të patjetërsueshme për liri dhe pavarësi. Populli i Kosovës të është mirënjohës!”.
Ndryshe, në fjalimin e tij, Rama ka kërkuar që ndërkombëtarët t’i referohen Kosovës si “Kosova” e jo “Kosovo”, kundërshtoi raportin e Dick Martyt si dhe ndau disa fjalë për ish-presidentin Hashim Thaçi./arbresh.info/
Largohen 180 tonë mbeturina në rajonin e Pejës
Çekia e shënon edhe golin e dytë ndaj Kosovës
`NATO Forward Land Forces 1`, stërvitje e përbashkët Shqipër...
Qendra Kulturore Shqiptare në Gjermani organizon turnirin tr...
Çekia ndëshkon Kosovën pas 12 minutave lojë
Xhaka në formë para Botërorit, realizon gol në miqësoren nda...