Pasagjeri, i cili u plagos rëndë në një aksident trafiku mbrëmjen e së mërkurës së kaluar dhe u dërgua në spital në gjendje kritike për jetën, ka ndërruar jetë në spital mbrëmjen e së shtunës, njoftojnë mediat zvicerane.
Viktima është e nacionalitetit shqiptar, i ndjeri me inicialet B.RR i cili është nga Lugina e Preshevës është dërguar me urgjencë me helikopter nga vendi i ngjarjes, ku edhe ndodhi aksidenti.
Shoferi 22-vjeçar dhe pasagjeri 21-vjeçar po udhëtonin në Bern-Zürichstrasse në drejtim të Bützberg, saktësisht në Langenthal kur makina doli nga rruga dhe u përplas në një skelë ure, përcjell Albinfo.ch.
Të dy personat u plagosën rëndë. I ndjeri është 21-vjeçar, banues zviceran nga kantoni i Bernës. Policia po heton për aksidentin.
Greqi, fermerët bien dakord për takim me kryeministrin Mitso...
“Ishte në mes edhe tradhtia”, Alba tregon gjithçka për bashk...
Sorensen takoi edhe komandantin e KFOR-it në vizitën e tij n...
Lushaku-Sadriu: Kushdo që ka ambicie për ta drejtuar LDK-në ...
Arrestohen dy shqiptarë për vjedhje makinash në Zvicër dhe I...
Aeroporti i Cyrihut me rekord udhëtarësh