Në Prishtinë pritet që të ndërtohet një sistem për biçikleta, të cilat mund të përdoren nga gjithë qytetarët.
Këtë e bëri të ditur nënkryetari i kësaj komune, Alban Zogaj, i cili ka thënë se për realizimin e këtij projekti, organizata joqeveritare holandeze “Dutch Cycling Embassy” gjatë kësaj javës qëndroi në Prishtinë për të ndihmuar rreth dizajnimit të këtij sistemi.
“Dutch Cycling Embassy janë në Prishtinë këtë javë, për të na ndihmuar në dizajnimin e sistemit të parë të biçikletave të qytetit. Prishtina do të bëhet me biçikletat e veta, të cilat do të kemi mundësi t’i shfrytëzojmë të gjithë”, shkroi ai.
Zogaj konifrmoi se për këtë projekt është ndarë edhe buxheti./arbresh.info/
Dutch Cycling Embassy janë në Prishtinë këtë javë, për të na ndihmu në dizajnimin e sistemit të parë të biçikletave të qytetit. Prishtina do të bëhet me biçikletat e veta, të cilat do të kemi mundësi t’i shfrytëzojmë të gjithë. Kemi ndarë edhe buxhet për këtë projekt!#Prishtina pic.twitter.com/IorAZwNuQT
— Alban Zogaj (@albanzogaj) October 4, 2022
Kosova luan me fanella të kaltërta, debuton zyrtarisht me Ad...
Rama për Zvërnecin: S’ka lidhje me të pavërtetat që po qarku...
Abdixhiku nga prezantimi i grave kandidate për deputete: Gra...
Shqipëri: Automjeti godet për vdekje një 62-vjeçar
Hamza takon kryediplomatin shqiptar: Kosovës i duhen institu...
Moti këtë javë i ndryshueshëm – IHMK paralajmëron diel...