Penza ka shënuar fitore të lehtë ndaj Trepçës me rezultat 101:37 (26:6, 22:9, 28:11, 25:11), për tu kualifikuar në Superkupën e Kosovës te femrat.
Në finale vashat pejane e presin fituesin e ndeshjes Prishtina-Bashkimi, që zhvillohet nga ora 19:00 në Pejë.
Vashat pejane dominuan nga fillimi deri në fund për të shënuar fitore të merituar. Skuadra verdhezi e nisi ndeshjen shumë më mirë, për të rritur epërsinë minutë pas minute, ndërsa çerekun e parë e fitoi 26:6.
Ngjashëm vazhdoi edhe në periudhën e dytë, duke ngritur edhe më shumë epërsinë dhe për të shkuar në pushim me shifrat 48:15.
Kampionet e Kosovës nuk u ndalën as në pjesën e dytë dhe triumfuan në fund 101:37.
Te Penza u dalluan Caltins Jenkins me 19 pikë e 17 kërcime, Antonete Thompson me 17 pikë e tetë kërcime, Lejlja Omerbasiq me 22 pikë e gjashtë kërcime dhe Jeta Zeka me 14 pikë e nëntë kërcime.
Yamal merr çmimin e lojtarit më të mirë në La Liga
Ukraina godet anije mallrash dhe pranon shpërthimin e dronit...
Presidenti i Libanit kritikon Iranin: Po e përdorni vendin t...
BE: Shqipëria anëtarësohet pas Malit të Zi / Liderët europia...
QKMK: Rikthehet normaliteti në pikën kufitare Hani i Elezit–...
Rama në Vlorë: Projekti në Zvërnec do të bëhet