Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, në seancën e sotme parlamentare ka thënë se mësuesit janë engjëjt tanë dhe ata nuk do të duhej të përfshiheshin në luftën e brendshme politike.
Në foltoren e kuvendit, Haradinaj shtoi se Kosova asnjëherë nuk guxon t’ua kthejë shpinën mësimdhënësve.
“Vasfije Krasniqi-Goodman është engjëll i ynë. Ajo jeton për ta dëshmuar dhimbjen tonë. Edhe Saranda Bogujevci është engjëll i yni, është treguese e asaj se nga kemi ardhur. Nuk guxon Kosova asnjëherë t’ia kthejë shpinën kësaj dhimbje. Edhe mësuesit janë engjëjt tanë. Nuk është dashur ata të vijnë në mesin e luftës sonë politike. S’ka logjikë me i lënë ata vetëm në këtë kohë. I bëj thirrje Lëvizjes Vetëvendosje të mos lejojnë të na vijë puna deri në këtë shkallë. Mos të na thyhen shtizat në këtë temë”, tha haradinaj në fjalën e tij të rastit./arbresh.info/
Kosova luan me fanella të kaltërta, debuton zyrtarisht me Ad...
Rama për Zvërnecin: S’ka lidhje me të pavërtetat që po qarku...
Abdixhiku nga prezantimi i grave kandidate për deputete: Gra...
Shqipëri: Automjeti godet për vdekje një 62-vjeçar
Hamza takon kryediplomatin shqiptar: Kosovës i duhen institu...
Moti këtë javë i ndryshueshëm – IHMK paralajmëron diel...