Kyle Walker është lajmëruar pas intervenimit që pati.
Mbrojtësi anglez, Kyle Walker është obliguar t’i nënshtrohet një operimi, pasi pësoi një lëndim.
Lojtari u obligua të linte fushën para kohe ndaj United, kurse tani rrezikon edhe mungesën në Kupën e Botës.
Megjithatë, fati i mirë është që operimi i Walker ka shkuar me sukses.
“Si lojtarë, ne duhet të pranojmë se lëndimet janë pjesë e lojës që e duam. Operimi im i së martës shkoi me sukses dhe unë tani mund të fokusohem në rehabilitimin tim dhe të kthehem në gjendjen më të mirë fizike”, ka shkruar Walker në ‘Twitter’.
“Unë do të jem duke përkrahur shokët e mi të skuadrës çdo ditë në çdo formë që mundem”, shtoi anglezi.
Walker do të bëjë maksimumin për të kapur në kohë rikthimin për Kupën e Botës.
Marta Kos bën thirrje për kompromis politik në Kosovë
Konfiskohet armë e municion në disa lokacione, 6 të arrestua...
Ky është çmimi i naftës dhe benzinës sot në Kosovë
Edhe 14 kuti votimi për t’u numëruar, këto janë rezultatet e...
Perez njofton trajnerin e ri të Realit pasi fitoi zgjedhjet:...
UNESCO fut Liqenin e Shkodrës në Rrjetin Botëror të Rezervav...