Presidenti Erdogan niset për në Çeki për Komunitetin Politik Evropian

12:08 | 6 Tetor 2022
Vjollca Gajraku

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan u nis drejt kryeqytetit të Çekisë, Pragë për të marrë pjesë në takimin e Komunitetit Politik Evropian ku krahas 27 vendeve të Bashkimit Evropian (BE) janë ftuar edhe 17 vende të Evropës që nuk janë anëtare të BE-së.

Erdogan u përcoll nga aeroporti Esenboga në Ankara nga zv/presidenti Fuat Oktay dhe zyrtarë të tjerë.

Bashkë me presidentin Erdogan për në Pragë u nisën edhe ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu, drejtori i Komunikimeve të Presidencës, Fahrettin Altun dhe zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kalın./AA/

Shpërndaje në rrjete sociale