
NATO Secretary General Jens Stoltenberg speaks during a media conference at NATO headquarters in Brussels, Wednesday, Oct. 23, 2019. (© Virginia Mayo/AP Images)
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, e ka përkrahur vendimin e qeverisë malazeze për të shpallur non-grata gjashtë punëtorë të Ambasadës së Federatës Ruse të cilët dyshohen për spiunazh.
Stoltenberg përmes një twitt ka thënë se Ballkani Perëndimor ka rëndësi strategjike për aleancën veri-atlantike.
“NATO solidarizohet me aleatin tonë të çmuar, Malin e Zi, që po merr masa për të mbrojtur sovranitetin dhe demokracinë përballë spiunazhit të Rusisë dhe aktiviteteve të tjera malinje destabilizuese. Ballkani Perëndimor ka rëndësi strategjike për aleancën tonë dhe mbesim vigjilentë”, ka shkruar Stoltenberg në Twitter.
#NATO stands in solidarity with our valued Ally #Montenegro, as it takes measures to protect its sovereignty and democracy faced with #Russia’s spying and other destabilizing malign activities. The Western Balkans are of strategic importance for our Alliance & we remain vigilant.
— Jens Stoltenberg (@jensstoltenberg) October 5, 2022
Më 29 shtator, ministri në detyrë i jashtëm malazez, Ranko Krivokapiq, kishte bërë të ditur se autoritetet shtetërore po bëjnë arrestimin më të madh të spiunëve të dyshuar rusë në vend./arbresh.info/
Rusët goditën ndërtesën e tyre me raketë
IFAB merr vendim për propozimin e Wenger për rregullin e ri ...
Aplikacioni i Google më në fund ridizajnon kërkimin me zë në...
Trump publikoi mesazhet private që i dërgoi shefi i NATO-s p...
Kurti nga Davosi: Diskutime për lidershipin, demokracinë dhe...
Parashikimi i motit për nesër