Janë rrahur mes vete gjashtë persona në Podujevë ku për pasojë kanë pësuar lëndime katër prej tyre, raporton Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor ndërsa të gjashtit janë intervistuar.
Me vendim të prokurorit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
Rasti është duke u hetuar.
“Bulevardi i Dëshmorëve, Podujevë 04.10.2022 – 15:40. Pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti gjashtë të dyshuar meshkuj kosovarë dhe si pasojë katër prej tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Gjashtë të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje, rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e PK./arbresh.info/
Pas incidentit të dhunshëm në Zvërnec, hiqet teli me gjemba ...
Shkëndija e Haraçinës shkruan histori, inkuadrohet për herë ...
KOMF: Fëmijët të mos përfshihen në fushata zgjedhore
Kurti-LDK-së: Le ti pyesin të EPP-së se ata më njohin mua, m...
Kastrioti kampion i Kosovës në hendboll pas 15 vitesh
Kurti për çështjen e presidentes: Kosova e kishte, por mungo...