Arsenali po vazhdon me formën e mirë në Premierligë, duke regjistruar fitore edhe në javën e nëntë.
Skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta ka shënuar fitore në derbin ndaj rivalit lokal, Tottenham Hotspur, të zhvilluar sot në “Emirates Stadium”.
“Topçinjtë” e dominuan këtë ndeshje në tërësi, teksa në fund shënuan fitore me rezultatin 3:1.
Granit Xhaka zhvilloi një tjetër ndeshje të mirë me fanellën e skuadrës londineze. Emri i tij u shënua edhe në listën e golashënuesve sot.
Xhaka e shënoi golin e tretë dhe të rezultatit final, në minutën e 67-të. Dy golat e tjerë u shënuan nga Thomas Partey (20’) dhe Gabriel Jesus (49’).
Golin e vetëm dhe të nderit për Spurs e shënoi Harry Kane (31’) nga pika e penalltisë.
Vlen të theksohet se mysafirët luajtën me një lojtar më pak nga minuta e 62-të, pasi Emrson u ndëshkua direkt me karton të kuq pas një ndërhyrjeje ndaj Gabriel Martinellit.
Arsenali pas kësaj fitore ka 21 pikë dhe vazhdon të jetë lider në tabelë, kurse Tottenhami mbetet i treti me 17 pikë. /Ge/
Hamza uron Fitër Bajramin: Le të bashkohemi në frymën e soli...
Fitër Bajrami në Elbasan, mbi 10 mijë besimtarë dalin në she...
Fitër Bajrami, FFK uron festën: Simbol i sakrificës, solidar...
E dhimbshme: Sot i jepet lamtumira e fundit 28-vjeçarit që v...
Pamjet nga Meka, miliona besimtarë festojnë Fitër Bajramin
Myftiu Tërnava – politikanëve: Është e papranueshme që njerë...