Jordi Alba pritet të largohet nga Barcelona pas 10 viteve qëndrim në Camp Nou.
Mbrojtësi i majtë spanjoll nuk po preferohet këtë edicion nga trajneri Xavi Hernandez, i cili për krahun e majtë të mbrojtjes po i beson të riut Alex Balde.
E ardhmja e anësorit spanjoll pritet të jetë në Serie A dhe transferimi i tij në kampionatin italian mund të ndodhë qysh në afatin kalimtar të janarit.
Inter dhe Juventus janë dy skuadrat e mëdha italiane që kanë shprehur interesim për transferimin e Albas.
Në fakt Inter tentoi afrimin e lojtarit edhe në verë, por në momentin e fundit ishte vet Alba që refuzoi kalimin në Giuseppe Meazza, pasi dëshironte të luante për Barcelonën.
33-vjeçari është paraqitur në vetëm katër ndeshje këtë edicion për Barcelonën ku ka në total 216 minuta.
Dy gjigantët italianë duan transferimin e spanjollit, por problem mbetet vetëm paga e lartë e tij e cila është 10 milionë euro neto në sezon. /Telegrafi/
Noizy thirret në gjykatë si dëshmitar, ftohet edhe Clevio
“Kosova dhe Serbia duhet të negociojnë çdo javë”, thotë amba...
Magyar ndan video pas marrjes së detyrës, ministri i tij për...
VLEN-i zyrtarizon bashkimin në një subjekt të vetëm politik
Britania dërgon luftanije në Lindjen e Mesme, në rast përshk...
Sot Dita e Evropës, Kurti jep një premtim për mandatin e ard...