Një person i moshës 25-vjcare në Fushë Kosovë është arrestuar nga Policia e Kosovës për veprën penale shpërdorim i pasurisë së huaj.
Policia e Kosovës njofton se i dyshuari kishte vjedhur 18 mijë euro të një gruaje, të cilat ajo i kishte harruar në taksin me të cilin po udhëtonte për në Fushë Kosovë.
Pas identifikimit të personit, policia ka kontrolluar vendbanimin e të dyshuarit dhe i kanë sekuestruar rreth 27 mijë euro të cilat i kishte murosur në një depo.
“Rasti është raportuar me datën 21.09.2022, pasi që ankuesja ka vërejtur se i mungon një çantë (me dokumente personale dhe para të gatshme 18000 euro), të cilën dyshonte se e kishte harruar në një taksi me të cilin kishte udhëtuar për në Fushë Kosovë. Ka qenë puna e hetuesve policor ajo që ka rezultuar me identifikimin e personit të dyshuar si dhe arrestimin e tij. Pjesë e veprimeve policore ka qenë edhe kontrolli i vendbanimit të personit të dyshuar, ku në një depo të murosura janë gjetë dhe sekuestruar një shumë parashë (rreth 27000 euro)”, thuhet në njoftimin e policisë.
Tutje, policia njofton se i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje dhe palës së dëmtuar i është kthyer shuma e saj e parave./arbresh.info/
Simeone pranë historisë te Atletico – mund të bëhet trajneri...
Kërkohet paraburgim për të dyshuarin që vrau vëllain e tij n...
Finalja e Carabao Cup/ Arsenal – Man City, publikohen formac...
Motrave Mustafa u vdes babai
Barcelona merr tri pikë të arta ndaj Rayos – shkëputet edhe ...
Mbledhja në Selinë e PS-s për zgjedhjet, Rama vendos të anga...