Enti Rregullator i Energjisë Elektrike (ERE) në Shqipërika, reaguar pasi kryeministri Edi Rama njoftoi tërheqjen nga vendimi për të rritur çmimin e energjisë për fashën mbi 800 kwh, me 42 lekë për kilovat.
Përmes një njoftimi, ERE sqaron se ka ‘publikuar tashmë çmimet e përditësuara për konsumin e energjisë elektrike nga konsumatorët familjarë, që konsumojnë mbi 800 kWh’.
Aktualisht këto çmime, sipas ERE janë të aplikueshme për periudhën 1 tetor deri më 31 dhjetor 2022.
“Në situatën aktuale të luhatshmërisë së lartë të burimeve të furnizimit me energji elektrike, nga prodhimi vendas, vendimmarrja e Entit Rregullator të Energjisë mbi ndryshimin e çmimit të shitjes së energjisë elektrike, është objekt rishikimi periodik. Ky rishikim do të kryhet në përputhje me ndryshimet e kostove të sigurimit të energjisë elektrike. ERE ka detyrimin të reflektojë çmimet e energjisë së konsumatorëve fundorë, kostot e furnizimit sipas burimit të siguruar të energjisë”, thuhet në njoftimin e ERE.
Përmes një videomesazhi në faqen e vet zyrtare në Facebook, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama bëri me dije se fasha 800 Kwh nuk do të hyjë në fuqi në tetor për konsumatorët familjarët./euronews.al/
Simeone pranë historisë te Atletico – mund të bëhet trajneri...
Kërkohet paraburgim për të dyshuarin që vrau vëllain e tij n...
Finalja e Carabao Cup/ Arsenal – Man City, publikohen formac...
Motrave Mustafa u vdes babai
Barcelona merr tri pikë të arta ndaj Rayos – shkëputet edhe ...
Mbledhja në Selinë e PS-s për zgjedhjet, Rama vendos të anga...