Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka deklaruar se Rusia ka katër rajone të reja, teksa po njofton aneksimin zyrtar të rajoneve Kherson, Zaporizhzhia, Donetsk dhe Luhansk, të Ukrainës.
Putin tha se aneksimi i këtyre katër rajoneve “është vullneti i miliona njerëzve” dhe është “e drejtë e tyre integrale”, siç thuhet në kartën e OKB-së, raporton Guardian.
“Rezultatet dihen shumë mire. Jam i sigurt se Kuvendi Federal do të përkrahë katër regjionet e reja të Federatës Ruse, sepse ky është vullneti i miliona njerëzve”, tha ai, i cili u përcoll me apllauz në hollin e Kremlinit.
Putin tutje tha se njerëzit e Donbasit kanë qenë “viktima të sulmeve terroriste çnjerëzore të kryera nga regjimi i Kievit”. /arbresh.info/
Frikë te Atletico Madridi, Julian Alvarez kërkon kalimin te ...
“Si e le burrin të shkojë te ish-partnerja në emision?” R...
Abdixhiku e Osmani mbajnë sot tubimin e bashkimit
Putin: Mendoj se lufta me Ukrainën po shkon drejt fundit
Veliaj kërkon ndryshim mase sigurie, Kryebashkiaku i Tiranës...
Ismail Dibrani: Në prill të vitit 2027 pritet të vijnë 300 t...