Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka folur rreth rastit të vdekjes së Astrit Deharit në Qendrën e Paraburgimit në Prizren në vitin 2016.
Haxhiu, në seancën e Kuvendit, thotë se nga zyrtarët e ministrisë i është thënë se kamerat e sigurisë në ditën kritike janë marrë para policisë dhe kjo me urdhër të ish-ministres së Drejtësisë, Dhurata Hoxha.
Haxhiu thotë se Prokuroria Speciale që tashmë e ka në dorë rastin duhet të hetojë më shumë rreth shkeljeve që kanë bërë personat përgjegjës atë ditë dhe të hetohet përfshirja e ish-ministres Hoxha.
“Sa i përket çështjes së epilogut në raport me procesin juridik për zbardhjen e rastit Dehari më lejoni t’ju njoftoj që ky rast aktualisht është duke u trajtuar nga Prokuroria Speciale pas disa informacione që kemi pranuar kam urdhëruar një inspektim në raport me atë se cilat kanë qenë përgjegjësitë e personave përgjegjës dhe se a janë kryer detyrat e personave përgjegjës në përputhje me legjislacionin dhe në përputhje me kompetencat”.
“Ka pasur shkelje nga personat përgjegjës që kanë qenë në detyrë atë ditë. Gjetjet tregojnë se atë ditë kamerat janë marre para policisë edhe kjo është shkelje penale po ashtu kamerat kanë mundur që nga zyrtarët përgjegjës të shihen pasi që ato të merren nga policia por jo të merren. Sipas informacioneve që kam marrë dhe kjo duhet të dëshmohet në prokurori. Mirëpo, nga zyrtarët të MD-së më është thënë se kjo është bërë me urdhër të Dhurata Hoxhës, ish-ministres së Drejtësisë”.
“Por personat që janë suspenduar tash duhet ta thënë këtë para Prokurorisë Speciale se pse i kane marrë kamerat në mënyrë të paligjshme dhe kush i ka urdhëruar ata, dhe nëse këta janë urdhëruar nga Dhurata Hoxha atëherë barra e përgjegjësisë bie mbi Dhurata Hoxhën” tha Haxhiu. /arbresh.info/
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit