Kontrata e Rejës përfundoi së bashku me këtë edicion të Ligës së Kombeve. Mosha e trajnerit dhe rezultatet e fundit ngrenë pikëpyetje në lidhje me rinovimin me italianin.
Në studion e “TV Klan”, Lila ka hedhur hipotezën e rikthimit të Gianni De Biasit në krye të Shqipërisë.
Alban Xhihani është shprehur dyshues në lidhje me një pistë të tillë, duke dhënë argumentin se ish-trajneri i kuqezinjve ka rinovuar me Azerbajxhanin, ku ka marrë edhe 3 fitore radhazi së fundmi.
Por menjëherë ka ardhur kundërshtimi i Andi Lilës, i cili tregon se De Biazi do të jetë me celular në dorë duke pritur një mesazh nga FSHF-ja.
“Në dijeninë time, pas 30 shtatorit De Biazi do të jetë me celular në dorë duke kërkuar valë. Ndoshta duke pritur një sms nga Federata“, është shprehur Andi Lila.
Osmani: Skënderbeu, shpata e lirisë dhe simbol i përjetshëm ...
MPB nis fushatë informuese në pikat kufitare dhe në Aeroport...
Të hënën nis gjysmëvjetori i dytë në Fushë Kosovë
Fond 20 milionë euro në mbështetje të zhvillimit rural, Rama...
E trishtë: Sot i jepet lamtumira e fundit 28-vjeçarit nga Ma...
“Dy javë pa ujë lagja Arbëria”, KRU Prishtina: Shkak turbull...