Kapiteni i kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, është vlerësuar si një nga mbrojtësit më të mirë të fazës së parë të Serie A, duke u përfshirë në formacionin ideal nga mediumi prestigjioz GOAL. Ai është i vetmi futbollist nga skuadrat kampione që ka siguruar një vend në këtë 11-she.
Qendërmbrojtësi i Napolit ka lënë gjurmë me paraqitjet e tij solide dhe lidershipin në repartin defensiv, pavarësisht se fillimi i sezonit ishte i vështirë për të. Rrahmani mungoi në javët e para të kampionatit për shkak të një lëndimi të pësuar në ndeshjen e Kosovës ndaj Zvicrës, duke humbur gjithsej shtatë ndeshje në këtë edicion.
Megjithatë, pas rikthimit në fushë, 31-vjeçari u shndërrua në një pikë kyçe për skuadrën e drejtuar nga Antonio Conte. Stabiliteti në mbrojtje dhe siguria që ofroi ai, u shoqëruan edhe me kontribut ofensiv, teksa realizoi një gol të rëndësishëm në përballjen ndaj Lazios.
Ky është sezoni i gjashtë i Rrahmanit me fanellën e Napolit, klub me të cilin ka arritur të fitojë dy tituj kampioni në Serie A, duke u konfirmuar si një nga mbrojtësit më të besueshëm të kampionatit italian.
Publikohen pamje të rënda të Liridona Ademajt pas vrasjes – ...
Vazhdon gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, sot merret n...
Adelina Thaçi kujton Cimën në 5-vjetorin e vdekjes: Më mungo...
Marta Kos refuzon propozimin e Vuçiqit dhe Ramës
Rama takon zëvendëskomandantin e KFOR-it, i prezantoi planin...
Rita Ora: Kosovë e Shqipëri, bëjeni historinë