Banorët e Arbërisë po përballen me reduktime të vazhdueshme të ujit, edhe pse sipas të dhënave të IKShPK-së, uji në këtë zonë është i pijshëm.
Ankesa ka edhe nga banorët, ku një qytetare përmes një postimi në Facebook ëshë ankuar se po kanë ujë vetëm nga një orë në ditë, dhe atë me shtypje të dobët.
“Dy javë pa ujë në Arbëri, përballë Ambasadës Amerikane. Uji vjen veç 1 orë në ditë, me një rrjedhë që as rezerva s’po na mundëson me siguru”, ëstë ankuar një qytetare në Facebook.
Për këtë rast, ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina” Arjeta Mjeku, e cila njoftoi se në këtë pjesë të kryeqytetit nuk po arrijnë të realizojnë furnizim të rregullt, për shkak të turbullirave të shtuara në burimin e ujit.
“Aktualisht po përballemi me mungesë në furnizimin me ujë të pijshëm aty, pasi nuk po arrijmë të realizojmë furnizim të rregullt dhe të vazhdueshëm. Kjo situatë është krijuar si pasojë e turbullirave të shtuara në burimin e ujit, të cilat kanë ndikuar drejtpërdrejt në procesin e trajtimit, si dhe për shkak të kapacitetit të zvogëluar të impiantit të trajtimit. Për rrjedhojë, sasia e ujit të trajtuar dhe e shpërndarë është më e ulët se nevojat reale të konsumatorëve”, konfirmoi për media zëdhënësja e K.R.U. “Prishtina”, Arjeta Mjeku.
Sipas saj, situata pritet të stabilizohet shpejt.
Marta Kos anulon vizitën në Kosovë për shkak të zhvillimeve ...
Sveçla pjesëmarrës në Forumin e Salzburgut për bashkëpunim r...
Fakulteti në Mitrovicë të Veriut në prag të skadimit të afat...
Netanyahu: Përmbysja e regjimit në Iran është në duart e pop...
Trump thotë se lufta me Iranin është afër përfundimit
Shkëlqeu me dy gola ndaj Osasunas – Vedat Muriqi, pjesë e fo...