Presidentja e vendit, Vjosa Osmani në 558 vjetorin e vdekjes së heroit Gjergj Kastriot Skënderbej, më 17 janarin e vitit 1468 tha se Skënderbeu ishte shpata e lirisë, strategu i betejave dhe ndërtuesi i aleancave.
Ajo në një postim në rrjetet sociale shkruan se nga Kruja në zemrën e Evropës, emri i tij u bë simbol i qëndresës, i nderit dhe i identitetit tonë të përjetshëm.
“Gjergj Kastrioti- Skënderbeu ishte shpata e lirisë, strategu i betejave dhe ndërtuesi i aleancave. Ai nuk e mbrojti vetëm tokën shqiptare, por dinjitetin, besimin dhe lirinë e kontinentit evropian. Nga Kruja në zemrën e Evropës, emri i tij u bë simbol i qëndresës, i nderit dhe i identitetit tonë të përjetshëm.
Lavdi Kryetrimit Gjergj Kastrioti- Skënderbeu!”, shkruan ajo.
Këto janë të gjitha vendimet që mori sot Qeveria
Rikthimi i Osmanit në LDK, Abdixhiku: Ky është qëllimi im, d...
S’ka zgjidhje për presidentin, Abdixhiku: Kurti insist...
Dogana zbulon veprimet që përbëjnë kundërvajtje -vlera rreth...
Një tërmet me magnitudë 7.4 godet Japoninë, paralajmërim për...
Haxhiu pret në takim Palatovën, pranon raportet e BE-së për ...