Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se, në kuadër të zbatimit të Ligjit për të Huaj dhe Ligjit për Automjete, nga dita e djeshme ka filluar një fushatë informuese për qytetarët në të gjitha pikat kufitare të Republikës së Kosovës, si dhe në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
Sipas njoftimit, kjo fushatë ka për qëllim vetëdijesimin e qytetarëve lidhur me procedurat ligjore që duhet të respektohen gjatë hyrjes dhe qëndrimit në Republikën e Kosovës, si dhe me rregullat që ndërlidhen me drejtimin e automjeteve në territorin e vendit.
Tutje në njoftim thuhet se fushata do të zgjasë deri më 15 mars 2026.
Ministria e Punëve të Brendshme falënderon zyrtarët policorë për angazhimin dhe profesionalizmin e treguar, si dhe qytetarët për bashkëpunimin./Arbresh.info






Beatrix Ramosaj “çmend” me format trupore
Stones pritet të largohet nga Man City në fund të sezonit
Trump: Iranianët po humbasin 500 milionë dollarë në ditë nga...
Shefja në detyrë e BE-së takon Kurtin, i prezanton gjetjet e...
Kryeministri Rama udhëton sot drejt Greqisë, merr pjesë në F...
Trump: Pa marrëveshje, Irani do përballet me probleme që nuk...