Rikthehet Superliga e Kosovës, “Plisat” përballen me “Intelektualët”

10:35 | 28 Shtator 2022
KRG

Super liga e Kosovës rikthehet sot me dy ndeshje interesante, mirëpo vëmendje ka tërhequr ndeshja mes Prishtinës dhe Dritës.

Ndeshja e xhiros së parë mes Malishevës dhe Ballkani e cila është shtyrë përshkak të pjesëmarrjes së skuadrës suharekase në COnference League, do të zhvillohet sot në ora 13:00, shkruan arbresh.info.

Ndërsa “Plisat” sot në ora 19:00 do të presin skuadrën e Gjilanit, Dritën” në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Prishtina në ndeshjen e fundit, nuk është që ka pasur ndonjë paraqitje të mirë, ku në përballje kundër  Drenicës është mposhtur me rezultat 2:1, kurse Drita ka arritur ta mposht Malishevën me rezultat 4:2. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale