“Euro 2024” Shqipëria dhe Kosova mund të bien në të njëjtin grup

10:21 | 28 Shtator 2022
KRG

Tashmë, janë mësuar të gjitha vazot me emrat e kombëtarëve të do të marrin pjesë në Kampionatin Evropian, “Euro 2024”, e cila do të zhvillohet në Gjermani.

Pas përfundimit të ndeshje të grupeve në Nations League, janë mësuar edhe emrat e kombëtareve të cilat gjendet në vazo të ndryshme.

Ndërsa vazoja që  është duke na tërhequr vëmendjen, është vazoja e cila do t’i bartë emrat e dy kombëtarëve shqiptare.

“Kuqezinjtë” dhe “Dardanët” mund të kenë përballë njëra tjetrën, në ndeshjen kualifikuese për “Euro 2024”, shkruan arbresh.info.

Shqipëria gjendet në vazon e tretë, ndërsa Kosova në atë të katërt, e që do të thotë se mund të ketë një përballje mes tyre, pasi mund të jenë në të njëjtin grup. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale