Lionel Messi nuk ka të ndaluri se shkruari histori.
Argjentinasit kanë arritur të shënojnë fitore ndaj Xhamajkës me rezultat 3-0.
Pas kësaj fitore, Lionel Messi ka arritur të shënojë fitoren e tij të 100-tëm e fanellën e Argjentinës, shkruan arbresh.info
35-vjeçari, gjatë kësaj ndeshje është inkuadruar në pjesën e dytë, ku edhe ka arritur t’i shënojë dy gola.
Lojtari i Paris Saint-Germain, deri më tani ka arritur 90 gola në 164 paraqitje.
Deri më tani, skuadra e Kombëtares së Argjentinës është duke treguar një formë tejet të mirë, ku kanë arritur që në 35 ndeshjet e fundit të mos pësojnë humbje, ndërsa synimi i tyre është ta mposhtin Italinë e cila nuk ka pësuar humbje që 37 ndeshje.
Argjentina do të zhvillojë edhe një ndeshje miqësore ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe para se të fillojë kompeticioni botëror, “Qatar 2022”.
Synimi kryesor i kombëtares jug-amerikane, është që këtë vit të arrijnë ta fitojnë trofeun e tretë botëror, mirëpo kjo do të jetë një rrugëtim shumë i gjatë dhe më shumë angazhim. /arbresh.info/
Osmani: Skënderbeu, shpata e lirisë dhe simbol i përjetshëm ...
MPB nis fushatë informuese në pikat kufitare dhe në Aeroport...
Të hënën nis gjysmëvjetori i dytë në Fushë Kosovë
Fond 20 milionë euro në mbështetje të zhvillimit rural, Rama...
E trishtë: Sot i jepet lamtumira e fundit 28-vjeçarit nga Ma...
“Dy javë pa ujë lagja Arbëria”, KRU Prishtina: Shkak turbull...