Shefi i diplomacisë në Maqedoni të Veriut, Bujar Osmani në takimin e sotëm me gazetarët i pyetur rreth ngjarjeve dhe paknaqësive të një grupi brenda kësaj partie Osmani tha se në partinë e tij ka diplomaci të brendshme megjithatë fjalën e fundit e ka kreu i partisë Ali Ahmeti.
“Në BDI është e njohur që ka demokraci të brendshme ku gjithkush e ka të drejtën për të thënë qëndrimin e tij, megjithatë fjalën e fundit e ka kryetari Ahmeti, dhe ai e kishte atë fjalë dje, dhe e tha qëndrimin e tij, kështu që pas kësaj, këtu mbarojnë debatet në BDI dhe gjithkush vazhdon me punët e tyre në suaza të aktiviteteve dhe angazhimeve që i ka. Mendoj se me deklaratën e djeshme të Ahmetit, këtu ka mbaruar ky tregim dhe nuk kam nevojë të shtoj asgjë më shumë”, tha Osmani.
Kreu i BDI-së Ali Ahmeti, dje deklaroi se BDI mund të funksionojë edhe pa nënshkruesit e ultimatumit për ndryshimet brenda partiake, pasi sipas tij, BDI ka prodhuar kuadro të reja që plotësojnë misionin politik të partisë.
Policia i kapë dy persona në Prishtinë duke vjedhur naftë
53 aksidente trafiku brenda 24 orëve
Gjendet e vdekur një shtetase e huaj në shtëpinë e saj në Pe...
Sot paraqitja mbrojtëse e Kushtrim Kokallës për vrasjen e Li...
Digjet një barnatore në Ferizaj, dyshohet se flaka iu vu qël...
“Jam i trishtuar, por krenar për skuadrën”, Sylvinho flet pa...