Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka kritikuar Këshillin Grevist në krye me Rrahman Jasharajn duke thënë se po shantazhojnë anëtarësinë e tyre.
Ai ka shpërndarë në rrjetin social Facebook një video të Rrahman Jasharaj ku thotë se po e ndalën grevën qeveria do të na bëjë të zezat.
“Kanë me e zbulu çdo ditë nga një të zezë për ne”, thotë Jasharaj në video.
Bajqinovci konsideron se Këshilli Grevist thotë se duan dialog, por që qeverinë e paraqesin si armik ndaj të cilit nuk duhet të dorëzohen.
“Jemi partner social po thonë. Duam dialog po thonë. Por ja si e paraqet Këshilli Grevist qeverinë si armik ndaj të cilit nuk duhet dorëzuar. Ja se si shantazhohet anëtarësia e tyre duke u thënë se nëse dorëzohemi tani çdo ditë do të na zbulohet nga një zezë për ne. Cilat janë ato të zeza? Nuk mund të mbesin peng të një greve politike”, ka shkruar Bajqinovci./arbresh.info/
Hellems, MVP i javës së 18-të
Berisha: E gjithë Europa dhe bota po e pret protestën tonë
Kraske thotë se duhet të hetohet Lajçak, i cili është pro-se...
Muhamet Alidemaj dënohet me 13 vjet burgim për masakrën e Iz...
Dy aksidentet e rënda në Turqi, Haradinaj: Jemi pranë popull...
Disa zona të Prizrenit, Suharekës dhe Malishevës pritet të m...