Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, refuzoi propozimin që Miodrag Lekiç të jetë i mandatuari për formimin e qeverisë e re, ndërsa hodhi propozimin për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në vend.
Të hënën, Fronti Demokratik pro-serb, Demokratët dhe URA e kryeministrit në largim Dritan Abazoviq ranë dakord që Miodrag Lekiç të jetë kandidati për kryeministër, por nuk dorëzuan nënshkrimet e 41 deputetëve.
Presidenti Gjukanoviç në një letër drejtuar kryetares së parlamentit, tha se nuk mund të pranojë propozimin që Miodrag Lekiç të jetë mandatar për formimin e qeverisë së re pasi sipas tij nuk janë plotësuar kushtet e nevojshme, shkruan A2CNN.
Gjukanoviç shprehet se nuk ishte i bindur se ekziston një shumicë e qartë për formimin e një qeverie, “që do t’u ofronte zgjidhje problemeve shumë të vështira në planin financiar, ekonomik, juridik, institucional dhe politik”.
Presidenti Gjukanoviç tha se zgjidhja e situatës politike është shkurtimi i mandatit të parlamentit, që do të hapte mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Mali i Zi është me qeveri teknike që nga muaji gusht kur parlamenti miratoi një mocion mosbesimi ndaj qeverisë së kryeministrit Dritan Abazoviq, pak pasi ai nënshkroi një marrëveshje të diskutueshme me Kishën Ortodokse Serbe.
“Ka qëndruar afër një djali që më ka pëlqyer”, Elijona e aca...
Cili është komuniteti më i diskriminuar në kontinent? BE me ...
Pacolli për Rugovën: Madhështia e tij qëndronte në thjeshtës...
Valon Berisha do t’i bashkohet gjigantit boshnjak
Forcat izraelite vrasin 11 palestinezë në Gaza, përfshirë dy...
Rama: E paimagjinueshme që SPAK ende nuk ka ngritur akuza pë...