Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se tani është është momenti më i mirë për marrëveshjen gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të obligueshme mes Kosovës dhe Serbisë, me njohje reciproke në kufijtë ekzistues.
Këtë deklaratë Haradinaj e ka bërë pas një takimi me qytetarë në Komunën e Klinës.
I pari i AAK-së ka thënë edhe se rritja e vigjilencës në fushën e sigurisë, marrja e masave emergjente për parandalimin e kolapsit energjetik dhe procedimi sa më u shpejt i Ligjit të Pagave, duhet të jenë detyra të domosdoshme të qeverisë së Kosovës.
“Biseduam për zhvillimet aktuale, situatën e re gjeopolitike e cila ka ndikim të madh edhe në vendin tonë dhe vlerësuam se Kosova nuk duhet të dështojë në hapat që ka para vetes dhe se është momenti më i mirë për marrëveshjen gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të obligueshme mes Kosovës dhe Serbisë, me njohje reciproke në kufijtë ekzistues”, ka shkruar Haradinaj./arbresh.info/
Bedri Hamza e mirëpret Aida Dërgutin në PDK
Franca përgatit ndihmë financiare për linjat ajrore pas rrit...
Vlahovic i vetëofrohet Barcelonës
Kurti nderon Bahri Fazliun: Figurë e rrallë që bashkoi pushk...
Kane e barazoi një rekord të Ronaldos në Ligën e Kampionëve
Kujdes parësor shëndetësor për fëmijët, Vitia njofton vendim...