Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do t’i rikthehet komunikimit me qytetarët nëpërmjet platformave online.
Kreu i qeverisë shqiptare ka njoftuar se nesër ne orën 11:00 do të jetë drejtpërdrejt në Facebook dhe Instagram.
Rama thotë se ka kaq shumë gjëra për të folur, ndërsa u bën thirrje qytetarëve që t’i dërgojnë pyetje. “Çdo pyetje është e mirëseardhur”, shkruan Rama në postimin e tij.
Ky komunikim i radhës i kryeministrit me qytetarët vjen pas prezantimit të paketës së dytë për përballimin e krizës.
Me paketën e re do të ketë mes të tjerash edhe ndryshim të fashës së çmimit të energjisë. /abcnews.al/
Konjufca në Kaçanik: Qytetarët kërkojnë vazhdim të punëve dh...
Vuçiq konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-...
Aro Muric largohet nga grumbullimi, Kosova fton këtë portier
Pacolli në Podujevë: Bashkë ia qesim pikën
Prishtina gati për Katy Perry, Sunny Hill konfirmon performa...
Bedri Hamza: Arsimi dhe rinia në qendër të programit të PDK-...