Numri i nxënësve në arsimin parauniversitar në Shqipëri ka pësuar ulje të ndjeshme në pesë vitet e fundit.
Sipas të dhënave nga INSTAT kemi një ulje me 58,128 nxënës në pesë vitet shkollore.
Në sistemin arismor 9-vjeçar kemi rreth 13% më pak nxënës.
Në vitin shkollor 2017-2018 u regjistruan 319 mijë nxënës, në vitin 2021-2022 ishin 278 mijë, pra 41 mijë nxënës më pak ndoqën arsimin bazë.
Mbi 90% e nxënësve në arismin 9-vjeçar ndjekin shkollat publike, ndërsa 9,7 % institucionet e arsimit privat.
Frekuentimi i shkollave private ka ardhur në rritje sidomos në vitet e pandemisë.
Sipas INSTAT rënie më të theksuar ka pësuar numri i nxënësve në gjimnaze.
Nëse ju referohemi të dhënave të regjistrimit në nxënësve në shkollat e memse nga viti shkollor 2017-2018, deri në vitin shkollor 2021-2022 kemi një rënie me rreth 17 mije nxënës më pak, ose 14.2% ulje.
Sepse nga 120 mijë nxënës numri është ulur në 103 mijë nxënës që ndjekin gjimnazin në shkallë vendi.
81,5% e tyre ndjekin arsimit të mesëm social-kulturor.
Të dhënat e numrit të nxënësve për vitin shkollor 2022-2023 i cili starton më 12 shtator, do të bëhën publike javën e parë të shkollës nga Drejtoria e Përgjithshme e arsimit paraunviersitar.
Por sipas të dhënave të Minisitrisë së Arsimit të Shqipërisë, në klasë të parë janë regjistruar 29 mije nxënës, ndërsa në klasën e 10-të janë 28 mijë nxënës pa shkollat profesionale./KlanNews/
Incident i rëndë në Turqi, fundoset një anije me 148 pasagje...
Vazhdime në finalen e Ligës së Kampionëve
SHBA ndalon një tjetër anije që tentoi të thyejë bllokadën n...
LDK vazhdon fushatën në Pejë, Abdixhiku prezanton projekte m...
Dembele barazon rezultatin nga penalltia
Hoxha në Kalabri: Arbëreshët, një urë e gjallë lidhëse mes d...