Pas vizitës në Bosnje e Hercegovinë, Presidenti i Türkiye-s, Recep Tayyip Erdogan, ka mbërritur për një vizitë zyrtare në Serbi ku është pritur nga presidenti serb Aleksandar Vuçiç në aeroportin “Nikola Tesla” në Beograd.
Në kuadër të turit ballkanik, Erdoğan gjatë ditës ka zhvilluar vizitë zyrtare në Bosnje e Hercegovinë, ndërsa sonte ka mbërritur në Serbi.
Në aeroportin e Beogradit, përveç homologut serb Vuçiç, ai u prit nga ambasadori serb në Ankara, Zoran Markoviç, ambasadori turk në Beograd, Hami Aksoy, konsulli i përgjithshëm turk në Novi Pazar, Basar Basol dhe zyrtarë të tjerë.
Delegacioni turk i kryesuar nga presidenti Erdogan përfshin bashkëshorten e tij Emine Erdogan, ministrin e Jashtëm turk Mevlut Çavusoslu; Ministri i Brendshëm, Suleyman Soylu; ministri i Kulturës dhe Turizmit, Mehmet Nuri Ersoy; ministri i Mbrojtjes, Hulusi Akar; ministri i Industrisë dhe Teknologjisë, Mustafa Varank; ministri i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Vahit Kirisci; ministri i Tregtisë, Mehmet Mus; ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Adil Karaismailoglu; kreu i Industrisë së Mbrojtjes së Turkiye-s, Ismail Demir; Kryetari i Çështjeve Fetare të Turkiye-s (Diyanet), Ali Erbas, shefin e Komunikimeve të Presidencës, Fahrettin Altun; zëdhënësin presidencial, Ibrahim Kalın; kreu i Këshillit të Arsimit të Lartë të Turkiye-s, Erol Ozver; si dhe përfaqësues të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) dhe afaristë turq.
Pas vizitës së tij në Serbi, ErdoGan do të udhëtojë edhe në Kroaci, ku do të përfundojë turneun e tij rajonal./AA/
44 aksidente rrugore e mbi 1400 gjoba trafiku brenda 24 orëv...
Arrestohet shtetasi i Shqipërisë në Vërmicë për posedim të s...
Trump “prezanton veten” si president në detyrë i Venezuelës
Zëvendësambasadori gjerman takohet me Jasharin, flasin për t...
Vjedhje në Ferizaj, shtetases së huaj i merret çanta me 1000...
Osmani: 5 vite pa ndalë në mbrojtje të Kosovës dhe kundër pr...