Sezoni turistik nuk ka mbaruar në Shqipëri. Temperaturat e larta të Shtatorit kanë bërë që turistë të shumtë vendas dhe të huaj të popullojnë zonat bregdetare, siç duket edhe këtë të shtunë në bregdetin e Durrësit.
“Shtatori është i qetë, vij gjithmonë në Shqipëri”.
“Për mua plazhi më i mirë është Maji, Qershori dhe Shtatori, është qetësi”.
Sipas operatorëve turistikë, prenotimet mbeten të larta. Sipas tyre mbi 80 % e kapaciteteve të hotelerive në Durrës janë ende të prenotuara.
Jo vetëm kaq, por prenotimet janë deri në javën e parë të Tetorit.
Edhe në Vlorë plazhet vijojnë të jenë të mbushur me turistë të shumtë.
Këtë vit jo vetëm riviera shqiptare por edhe qytetet antike janë populluar me pushues dhe turistë të shumtë duke bërë që të tejkalohet viti 2019, si viti më i mirë parapandemik për numrin e lartë të turistëve./klan.al/
Konjufca për çështjen e presidentit: Do shkojmë në zgjedhje ...
Trump: Ndaluam Iranin të pushtonte rajonin
Bëhen publike pamjet në gjykatë: Momenti kur terroristi serb...
FSK organizon garën “Ushtari më i mirë 2026”, marrin pjesë e...
Kryesia e re e LDK-së, kush mbeti jashtë dhe kush u shtua
KRU `Prishtina` paralajmëron ndërprerje të ujit në disa lagj...