Agim Aliu, kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës, është deklaruar pas takimit me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, ku ka thënë se duan që greva të marrë fund me bisedime mes palëve.
Aliu ka bërë të ditur se e njoftuan Osmanin për atë se çfarë kanë bërë si komuna, teksa shtoi se në këtë rast komunat nuk janë palë, por janë ato që po e paguajnë çmimin pasi edhe administratat komunale janë në grevë.
“Ne e kemi dhënë dhe do të vazhdojmë ta japin kontributin tonë, ndërsa sa i përket asaj që është kompetencë e nivelit komunal, e që ka qenë përgatitja për fillimin e vitit të shkollor, ne të gjitha i kemi bërë më kohë”.
“Çështja pse s’ka filluar mësimi është çështja e grevës dhe diskutimi që patëm me presidenten ishte se epilogu të jetë përfundimi i grevës por ky përfundim i grevës nuk mund të bëhet nëse nuk do të ketë bisedime mes palëve”.
“Pra, ky ishte qëllimi i takimit dhe ajo që është detyrë e komunave, ne gjithmonë kemi qenë në nivel të detyrave, do të mbetemi të tillë pasi kryetarët gjithmonë kanë paraqitur dhe paraqesin unitetin politik dhe sjellja e kryetarëve ka qenë e do të jetë e tillë”, është shprehur Aliu.
Tutje, sa i përket çështjes së dërgesave të listave, Aliu tha se listat e pagave për muajin gusht i kanë dërguar më 10 gusht, ndërsa më 10 shtator ai tha se do t’i çojnë listat e pagave për muajin shtator.
“Koncentrimi i të gjithë neve më shumë se te këto masa, te kërkimi i fajtorit duhet të koncentrohet te qëllimi, ndalja e grevës. Ne i kemi dorëzuar listat dhe do t’i dorëzojmë sërish, por i dorëzojmë në afatet ligjore. Afati ligjor ka qenë 10 gushti tash do të jetë 10 shtatori dhe ne do t’i dorëzojmë listat”.
“Greva duhet të zhbllokohet me dialog, i cili po mungon. Prandaj, thirrja e kryetarëve të komunave në mbledhjen e para dy ditëve ka qenë dialogu. Sot ishte edhe thirrje e presidentes dhe të gjithë duhet ta kuptojmë këtë zë të arsyes”, është shprehur Aliu./arbresh.info/
LEXO EDHE:
Osmani pret në takim edhe Asociacionin e Komunave të Kosovës
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...